|
Misioni
Ne, në argjentarinë Rubin do të jemi një nga kompanitë kryesore në vend në lëminë e prodhimit të stolive të arit si dhe në shitje me shumicë dhe me pakicë. Ne, do të përpiqemi qe të furnizojmë konsumatorët me materiale dhe shërbime kualitative dhe mjeshtëri me cmime minimale. Ne, do të përtërihemi dhe adaptohemi ndaj ndryshimeve teknologjike për të dorëzuar projekte kualitative për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve. Ne, do të punojmë së bashku në përmirësimin e kualitetit të jetës së punëtorëve tanë duke shfrytëzuar potencialin e tyre në dritë të disiplinës, sinqeritetit dhe përkushtimit. Ne, do të jemi qytetarë të ndërgjegjshëm duke qenë të gatshëm në mënyrë shoqërore dhe morale ndaj shoqërisë Shërbim I prodhimeve më cilësore për të arritur besimin dhe kënaqësinë e konsumatorëve .
Për ta bërë të sukseshme veb-faqen tonë, ne duhet të krijojmë reputacion të kompanisë në të cilën mund të keni besim dhe mund të mbështeteni në të për stoli cilësore, unike dhe diamantë.
Vizioni
Vizioni i Rubinit është të ofrojë konsumatorëve tanë shkallën më të lartë të shërbimeve dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë - duke konkuruar në treg me cmime konkuruese. Ne kemi mbi 40 vite te përvojës kolektive në industrinë e stolive dhe udhëtimeve nëpër botë për t’i ofruar konsumatorëve tanë zgjedhjen më të kërkuara dhe dizajnet më të shitura. Gjithashtu në krijimin e një veb-faqe në krijimin kualitetit, shërbimit dhe dizajneve të jashtëzakonshme.
|